Me dy emra dhe dy mbiemra, kush është 32-vjeçari shqiptar i plagosur në Athinë

Jorgo Zeneli alias Rafaeolo Tona është 32-vjeçari shqiptar i cili mbeti i plagosur në Athinë.

Së bashku me të u plagos edhe një 20-vjeçare greke. Sipas raportimeve të para, të dy ndodheshin rastësisht në vendin e ngjarjes dhe nuk njiheshin me njëri-tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme jashtë një shkolle në rrugën Panormou në lagjen Ambeloqipi të Athinës.

Për policinë greke çdo gjë është e mbuluar me mister, pasi kur ata mbërritën në vendin e ngjarjes nuk gjetën persona të plagosur, as gëzhoja dhe as dëshmitarë.

Më vonë u lajmëruar nga mjekët se në spital kishin mbërritur dy persona të plagosur me armë zjarri.

32-vjeçari kishte marrë një plumb në shpallur, ndërsa e reja greke ishte plagosur në këmbë.

Të dy janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia dyshon se shënjestra e atentatit ka qenë shtetasi shqiptar, 32-vjeçari Jorgo Zeneli.

Sipas informacioneve të para, Zeneli ka qenë i ndaluar disa herë prej policisë greke për shitje të sasive të vogla të drogës, ndërsa dy herë është kapur dhe është deportuar pasi nuk kishte leje qëndrimi në Greqi.

Në databazën e policisë helene, ai është skeduar edhe me emrin Rafaelo Tona. Hetimet lidhur me ngjarjen janë nisur nga departamenti kundër krimeve të policisë së Athinës./albeu.com/