Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, u takua në Tropojë me studentë pjesëmarrës në projektin jashtëshkollor të gjuhës angleze “English Empoëers All Tropojans”, të mbështetur nga Ambasada dhe të organizuar nga Shoqata Alpin me ndihmën e ish-Vullnetarëve të PeaceCorps, PJ dhe Neda Jahangiri.
Studentët patën mundësinë të ndajnë përvojat e tyre në program me Ambasadoren dhe e mbyllën takimin me një performancë muzikore.
Ambasadorja i përgëzoi studentët për njohjen e mirë të gjuhës angleze dhe i inkurajoi të vazhdojnë të punojnë shumë për të ndjekur ëndrrat e tyre./albeu.com