“Më vrisni”, i lënë në arrest shtëpie, shqiptari i bën kërkesën e pazakontë karabinierëve

Një 50-vjeçar shqiptar, i cili u arrestua pasi u padit nga bashkëshortja për dhunë në familje u la në arrest shtëpie.

Por disa javë pas caktimit të masës së sigurisë, shqiptari i ka bërë kërkesën e pazakontë policisë italiane, duke i kërkuar që ta qëllonin në kokë pasi nuk kishte më dëshirë të vazhdonte arrestin shtëpiak.

Sipas raportimeve nga mediat, ai u bëri kërkesën karabinierëve me arsyetimin se nuk kontrollonte dot instiktet e tij agresive dhe se do të vazhdonte të dhunonte gruan dhe djalin.

Mësohet se 50-vjeçari ka vazhduar me sjelljet e papërshtatshme ndaj familjarëve të tij, pavarësisht masës së sigurisë së përcaktuar 4 muaj më parë.

Sjellja e tij ka nxitur Gjykatën të pranojë kërkesën e Prokurorit të Bolonjës, duke i caktuar masën e sigurisë arrest me burg 50-vjeçarit, i cili tashmë ndodhet pas hekurave./Albeu.com/.


Shtuar 8.08.2023 21:38