Eksperti i IT denoncon skandalin: Drejtori i sapoemëruar vodhi të dhënat e Policisë së Shtetit, disa persona të përfshirë

Eksperti i IT, Gent Progni ka denoncuar vjedhjen e të dhënave të Policisë së Shtetit me urdhër të Drejtorit të Departamentit të Tekonologjisë së Informacionit, Ervin Muça.

Në një postim në “Facebook”, Progni thotë se disa prej punonjësve refuzuan të përfshihen në këtë vjedhje, teksa është vënë në dijeni dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Progni thotë më tej se Muça ka kërkuar gjithashtu me urgjencë të takojë personin përgjegjës për kamerat në ambientet ku u krye eksportimi, teksa ka bërë me dije emrat e personave të tjerë që ishin të pranishëm.

Postimi i plotë:

Kur dashuria nuk ka kufi dhe Ermal Beqiraj mendon qe eshte zoti ! Lexoni me poshte ! Ky njeri eshte strumbullari i cdo pislliku dhe vjedhje! Duhet arrestuar sa me pare!

MINISTER, SPAK, MEDIA

NDALONI VJEDHJEN E TE DHENAVE TE POLICISE SE SHTETIT!

Po denoncojme nje skandal vjedhje ne zyrat e Policise se Shtetit. Sot me date 02.08.2023 Drejtori i Depratmentit te Teknologjise se Informacionit ne Policine e Shtetit, i sapoemruari (disa dite para se te vije minister Taulant Balla) Ervin Muça, urdheroi verbalisht gjthe punonjesit e databazes dhe serverave te kryejne exportim te menjehershem te te gjitha bazes se te dhenave te TIMS ne nje harddisk te jashtem, te nje USB e madhe qe mbahej ne xhep nga ky person, ku perfshihen Hyrje Daljet e personave, dokumentat biometrike, gjeneralitetet, ngjarjet kriminale dhe jo kriminale, aksionet e policise, dosjet hetimore, lista terrorristash, gjobat e makinave, informacion territorial sekret etj. Duke pare absurditetin e kerkeses. Disa prej punonjesve refuzuan te perfshihen ne kete vjedhje duke njoftuar dhe shefin e tyre Ardit Muco, i cili ne menyre te menjehershme njoftoi me email te gjithe vartesit e tij dhe vuri ne dijeni Drejtorin e Pergjithshem te Policise Z.Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtorin e Krimeve Z.Neritan Nallbati, qe mos te perfshihen ne kete proces te jashteligjshem vjedhje per exportimin e te dhenave ne disqe te jashtme qe shkojne sdihet se ku.

Si e beri kete pune drejtori Ervin Muca i akuzuar dhe me pare per vjedhje te dhenash nga Tatimet (rasti publik). Ai merr disa miqte e vet nga kompani private me punonjes It te Ermal Beqiri nga Soft & Solution, te cilet kane ardhur gjate orarit te mbasdites prane laboratorit te DTI-se ne rrugen Mine Peza, dhe kane kryer exportin e te dhenave. Gjate pritjes se perfundimit te procesit te eksportit, keta persona jane shprehur se jane njeri punonjes IT i QKB dhe dy te tjere nga kompania Horizon, (mbeten per tu verifikuar). Nese jane nga Horizon me nipt  K52225004V ateher te dhenat kane vajtur direkt ne Qipro. Procesi export u be ne prani te BEsjon Tanuzi qe ka nje jave qe ka ardhur drejtor me mision kete vjedhje ( i emruar ne departament pa certifikate sigurie dhe mbi te gjitha me diplome ekonomiku). Ervin Muca, mbasi morri vesh qe Ardit Muco eshte vene ne dijeni te ketij procesit banditesk, urdheroi punonjsit qe Arditit ti mbyllen te gjitha akseset ne email apo cdo kompjuter qe eshte pjese e Policise se Shtetit.

Gjithashtu Ervin Muca ka kerkuar te kontaktoje me nxitim personin pergjegjes per kamerat e ambjenteve ku u krye eksportimi nga personat e panjohur, por per momentin pergjegjesi i kamerave nuk i eshte pergjigjur. Gjate eksportit kane qene te pranishem nga DTI se policise, Albana Vrapi nga Sektori i databazes, Enkli Hoxha nga Sektori i serverave, Egis Hidri nga Sektori i Serverave, Xhulja Collaku nga Sektori i Serverave, Elvis Hysi nga Sektori i Serverave.

Kjo eshte grabitje te dhenave policore nga nje person qe ska as nje muaj ne pune, ska as certifikate sigurie. I emruar me fshehtesine me te madhe per te marr te dhenat e informacionit sekret policor ashtu si beri ne tatime, kujtojme skandalin e shitjes se te dhenave nga databaza tatimeve qe Ervin Muca shpetoi nga Alma Muca prokurore dhe u denuan lehte Eni Qirjako dhe Andi Agaraj. Ky person deri para nje muaji ishte drejtor It te Kadastra ku ka vjedhur gjith databazen e pasurive hipotekore te shqiptarve nen preteksin e kadastres dixhitale.

Shkoni dhe ndaloni personat qe kane ne xhep diskun me te dhenat delikate policore. Ky eshte nje alarm qe duhet te ngrere gjith shtetin ne kembe. Merrni kamerat, gjeni personat. Koha spret, neser do jete shume vone.

Punonjes te Policise se Shtetit


Shtuar 5.08.2023 11:39