Transferimi i ndërkombëtarit danez Rasmus Hojlund nga Atalanta te Manchester United është i afërt. Ylli i ri në “Old Trafford” do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me “Djajtë e Kuq”.
“Sky Sports” ka njoftuar se Manchester United do t’u paguajë drejtuesve të Bergamos një tarifë fikse transferimi prej 75 milionë euro, ndërsa 10 milionë euro të tjera do të paguhen më vonë në formën e bonuseve të performancës.
Tabloidi britanik “Daily Mail” pretendon se Hojlund do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër.
Për shërbimet e Hojlund u interesua kampioni i Ligue 1, PSG, por oferta e parizienëve, prej vetëm 50 milionë eurosh, u refuzua kategorikisht nga drejtuesit e Atalantës.
Tashmë mbetet për t’u parë se si do të lëvizë majta e veriut në një kampionat të përmasave të Premierligës, pasi në Itali ai arriti të shënojë vetëm 9 gola në 32 paraqitje për Atalantën në Serinë A sezonin e kaluar .