Kryetari i Parlamrntit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi deklaroi se janë ndërmarë të gjitha masat për të filluar seanca plenare me 18 gusht në të cilën do të diskutohet për çështjen e ndryshimeve kushtetuese.
Ai njofoti se pas shtyrjes së debatit, ka mundësi që votimi i ndryshimeve kushtetuese të shtyhet deri në momentin kur të sigurohet shumica e kërkuar prej dy të tretash.
Xhaferi tha se është një situatë e paparashikueshme, por Rregullorja e lejon këtë, pavarësisht se seanca është caktuar për 18 gusht, e cila siç ka theksuar Xhaferi zgjat 10 ditë pune.
“Sa i përket seancës plenare të 18 gushtit gjithsesi se janë ndërmarë të gjitha masat për të filluar seanca dhe do të fillojë me 18 gusht. Sipas rregullave debati duhet të zgjasë jo më shumë se 10 ditë pune që ka të bëjë me të drejtën e fjalës të deputetëve gjegjësisht për debat. Parlamenti vendos nëse në seance janë prezent shumica e nevojshme për vendimmarrje konkrete dhe për atë aspekt nuk mund të prejudikohet mënyra se do të ndodh votimi në fund të debatit apo do të jetë i prolonguar akti i votimit, janë çështje që varen nga faktet gjegjësisht nga situata konkrete në rrjedh të seancës”, shpjegoi Xhaferi. /SHENJA/