Ambasada amerikane në Tiranë ka komentuar deklaratën e Presidentit Ilir Meta, i cili e quajti “fletërrufe” të porositur nga regjimi kleptokrat i Tiranes, vendimin e DASH për Sali Berishën.
E pyetur nga Vizion Plus në lidhje me këtë deklaratë, Ambasada e SHBA-ve nuk është ndalur pikërisht në deklaratën e Metës por ka thënë se nuk do të mbështesë asnjë person të korruptuar. Por një tjetër pyetje e rëndësishme për të cilën media dhe ish-kryeministri Sali Berisha e artikulojnë në publik është se “A ka pasur ky vendim ndikim nga qeveria shqiptare?“, dhe ambasada ka dhënë të njëjtën përgjigje.
Pyetje: A ka pasur ky vendim ndikim nga Qeveria e Shqiperise? A ka lidhje ky vendim me procesin zgjedhor? Ne pergjigjen e ardhur, Ambasada nuk ndalet specifikisht tek deklarata e Metes, por nenvizon se nuk do te mbeshtese individet e korruptuar.
Ambasada e SHBA-ve: Sekretari i Shtetit mori informacion të besueshëm në lidhje me përfshirjen e Berishës në korrupsion të rëndësishëm dhe përpjekjet për të ndërhyrë në proceset publike dhe përvetësimin e fondeve publike në Shqipëri. Me këtë veprim, qeveria e Shteteve të Bashkuara po bën të qartë se ne nuk do të angazhohemi, dhe si rrjedhim, nuk do t’u japim kredibilitet dhe mbështetje, individëve të korruptuar si Berisha, një individ që Sekretari i Shtetit ka përcaktuar se ka kryer veprime korruptive në kurriz të popullit shqiptar.”
Presidenti Ilir Meta i doli në mbrojtje ish-kryeministrit Sali Berisha pasi u shpall non-grata nga SHBA. Vendimin e DASH, ai e quajti “fletërrufe” të porositur nga regjimi kleptokrat i Tiranes.