Shkarkohet ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj?

Po përflitet se kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra ministren e Financave, Delina Ibrahimaj dhe se ky vendim  është marrë gjatë mbledhjes urgjente të qeverisë sot.

Por, rezulton se ky lajm nuk është i vërtetë.

Vetë ministrja e ka mohuar duke thënë se është në detyrë. Ndërsa Rama ka mohuar të ketë firmosur ndryshime në qeveri.

Kujtojmë se disa javë më parë Rama shkarkoi nga detyra ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, pas skandalit të dhunës brutale të fisiti Rraja për guroren në Borizanë. Bledi Çuçi u zëvendësua nga Taulant Balla.

/albeu.com/


Shtuar 26.07.2023 15:52