Kapen në momente romantike, zbulohet çifti më i ri i showbizit (FOTO LAJM)

Tom Brady dhe Irina Shayk janë çifti më i ri i showbizit. Dyshja janë fotografuar shumë pranë njëri-tjetrit më të lumtur se kurrë.

Ato janë kapur nga paparazzi teksa i dhurojnë përqafime njëri-tjetrit në publik, e ndërsa një moment i veçantë ka qenë teksa dyshja shihej duke përjetuar disa minuta romantike në makinë, me prekje dhe shikime dashurie.

Kështu, modelja ruse duket se e ka harruar plotësisht Bradley Cooper, me të cilin ka një vajzë, e ndërsa nga ana tjetër edhe Tom Brady është shkëputur krejtësisht nga historia e tij e dashurisë me Gisele Bündchen.