Flakët duken deri në Ksamil, thirrje për evakuimin e 5 fshatrave në Korfuz

Greqia po përballet me një tjetër vatër zjarri, kësaj radhe në ishullin e Korfuzit.

Sipas forcave zjarrfikëse është dhënë urdhër për evakuim të pesë fshatrave, ndërsa flakët janë të dukshme në Sarandë.

Të lidhura

None found

Në zonë po drejtohen forca zjarrfikëse ndërsa situata vlerësohet e rrezikshme.

Pesë fshatrat që po evakuohen janë Santa, Μegula, Porta, Perthia e vjetër dhe Sinies. Aktualisht kanë nisur ndërhyrjet nga ajri me helikopter.

Ndërsa jemi në pikun e sezonit turistik, plazhet dhe hotelet e zonës janë të mbushur me turistë nga e gjithë bota.


Shtuar 23.07.2023 21:56