Edhe përgjatë ditës së diel vendi ynë do të vijojë të jetë nën pushtetin e të nxehtit afrikan, ku sërish temperaturat do të jenë mjaft të larta.
Pavarësisht se termometri do të shënojë 1 gradë më ulët se dita e shtunë, sërish i nxehti përvëlues do të ndihet në të gjithë territorin.
Eksperët ju bëjnë thirrje qytetarëve që të shmangin orët e pikut dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje, në mënurë q të mos dehidratohen.