Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti.
Mediat greke shkruajnë se 36-vjeçari ka qenë duke drejtuar një motoçikletë, por ka humbur kontrollin, për arsye të paditura dhe është përmbysur në rrugë.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Kalamata-Areopolis, ndërsa mësohet se shqiptari ishte nisur drejt Agios Nikolaos.
Autoritetet greke janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, teksa ende nuk është bërë publik identiteti i viktimës.