Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Greqi, ku pesë qytetarë shqiptarë kanë humbur jetën.
Një kamion dhe një benz me targa shqiptare janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jten të pestë personat që udhëtonin në benz, ndërsa ka mbetur i plagosur drejtuesi i kamionit.
Dyshohet se shoferi i makinës ku udhëtonin viktimat humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në kahun e kundërt të rrugës, duke i dalë para kamionit.
Për nxjerrjen e trupave të tyre u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, ndërsa policia në vendngjarje nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti. I plagosur nga përplasja mbeti edhe shoferi i kamionit, i cili u dërgua në spital.
Protothema shkruan se identiteti i viktimave nuk dihet ende, por thekson se ata janë të gjithë të huaj dhe se makina me të cilën udhëtonin ishte me targa shqiptare.