Cristiano Ronaldo ka udhëtuar drejt Portugalisë për të nisur përgatitjet për Kampionatin Evropian, menjëherë pasi Juventusi siguroi kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Portugezi qëndroi në bankën rezervë në ndeshjen e fundit sezonale kundër Bolognas të fituar 1-4 nga bardhezinjtë.
Sipas Tuttomercatoëeb, 36-vjeçari nuk ka qëndruar në Torino, por është nisur gjatë natës drejt Lisbonës.
Ka pasur spekulime për largimin e “numrit 7” nga Zonja e Vjetër, ku ka kontratë deri në verën e vitit 2022, megjithatë pas kualifikimit të Juves në Ligën e Kampionëve, ai pritet të qëndrojë.
Portugalia e nis turneun evropian më 15 qershor me një përballje ndaj Hungarisë, kurse pasojnë sfidat ndaj Gjermanisë dhe Francës në kuadër të Grupit F.
? @Cristiano took his place on the throne alongside Juve’s Kings of Goals! ⚽?#KingOfGoals #ForzaJuve
— JuventusFC (@juventusfcen) May 24, 2021