Çim Peka habit Agron Shehajn: Lideri duhet t’a ketë zërin e trashë

“Basha është kthyer në meme derisa iu trash zëri. Iu deshën 8 vite në opozitë derisa iu trash zëri. Të ketë një zë të pranushëm për lider…”

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Agron Shehaj është befasuar me një nga “kriteret” për të qenë lider i opozitës. I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, ai u shpreh se ishte i lumtur me zërin e tij, ndërsa batuta e gazetarit dhe analistit Andi Bejtja ka shkaktuar humor tek të ftuarit e tjerë.

PJESË NGA BISEDA: 

Çim Peka: Basha është kthyer në meme derisa iu trash zëri. Iu deshën 8 vite në opozitë derisa iu trash zëri. Të ketë një zë të pranushëm për lider.

Agron Shehaj: Më bën përshtypje gjykimi i një lideri në bazë të zërit. Nuk e di ça mendon ti për zërin tënd.

Çim Peka: Lidershipi ka ca elementë të lindër

Agron Shehaj: Unë jam shumë i lumtur për zërin tim dhe nuk do përpiqem ta ndryshoj.

Andi Bejtja: Dmth na duhet një drejtues me zë si Aleksandër Gjoka.

Çim Peka: Zëri është simbolika. Thelbi është lidershipi dhe përqëndrimi. /albeu.com/

 

Shtuar 24.05.2021 22:32