A do largohet nga PD nëse humb? Shehaj: Shpresoj mos të më heqë Basha!

“Thashë ishte një batutë, nuk pres që ai të më përjashtojë nëse humbas zgjedhjet. Jo vetëm për Bashën por për të gjithë. Çfarë do të thotë çfarë raporti do të mbaj? Unë nuk kam inat personal me Bashën…”

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka mbajtur një konferencë me gazetarët, ku edhe ka dhënë detaje lidhur me kandidimin e tij për PD.

Në fjalën e tij, Shehaj u kujdes që të sqaronte se nuk kishte asnjë inat personal me kryetarin aktual, Lulzim Basha.

PJESË NGA BISEDA: 

Pyetje: Dy kandidatët e tjerë e kanë dhënë se garojnë në kushte të pabarabarta, ju si ndjeheni?
Agron Shehaj: S’ka dyshim që nuk jemi në kushte të barabarta.

Pyetje: Çfarë raporti do të keni me Bashën nëse nuk fitoni?
Agron Shehaj: Nëse nuk më përjashton po… Thashë ishte një batutë, nuk pres që ai të më përjashtojë nëse humbas zgjedhjet. Jo vetëm për Bashën por për të gjithë. Çfarë do të thotë çfarë raporti do të mbaj? Unë nuk kam inat personal me Bashën. Shpresoj që ai mos të mendojë se unë po i bëj diçka për inate personale.

Pyetje: Çfarë iu diferencon iu nga kandidatët e tjerë?
Agron Shehaj: Në zgjedhje, ata nuk kanë qenë kandidatë. Këmbëngulja, eksperienca, përvoja, fakti që jam i pakompromentuar. Është e vështirë që të flasësh për veten.

Pyetje: Çfarë përgjegjësia ka Basha për humbjen e zgjedhjeve? A duhet të jepte dorëheqjen?
Agron Shehaj: Po! Duhet të jepte dorëheqjen, përgjegjësitë nuk duhen kërkuar për vendimet por humbja jonë i ka rrënjët në vendimet që janë marrë gjatë 4 viteve të opozitës.

Pyetje: Koha e mjaftueshme për 13 qershor?
Agron Shehaj: E pamjaftueshme, por ç’të bëjmë?

Pyetje: Gara sapo ka nisur, nëse nuk fitoni, do qëndroni në PD?
Agron Shehaj: Mendoj se ky është një kontribut që unë jap për PD. Nuk është se po nuk u zgjodha nuk kam më kontribut.

Pyetje: Cili është kontributi real në PD?
Agron Shehaj: E fillojmë nga votat e fundit. Kam qenë një ndër më të votuarit nga PD. Kontributet e mia do t’i gjykojnë anëtarët e PD.

Pyetje: Cila është pika juaj më e fortë?
Agron Shehaj: Besueshmëria!

Pyetje: Keni komunikuar me Bashën dhe e siguruar se nuk do të kandidonit, pse ndryshuat mendje?
Agron Shehaj: Ka qenë një reflektim i gjatë dhe i vështirë, kjo ishte gjëja e duhur që duhet të bëja.

Pyetje: Vjedhja e votave çoi PD në humbje, e jo Basha?
Agron Shehaj: Është e pamohueshme blerja masive e votave, pr ne mund dhe duhet të bënim më shumë. Dola në konkluzionin se humbëm zgjedhjet për djegien e mandateve dhe mospjesëmarrjen në zgjedhje.


Shtuar 24.05.2021 18:59