Kreu i PAA-së, Agron Duka ka sqaruar se përse abstenoi në Kuvend për kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj.
Deputeti thotë se ka abstenuar se është ende i paqartë në lidhje me procedurat.
“Kam abstenuar sepse jam i paqartë. Sipas meje ministrat fajësohen për procedura, atëherë nuk duhet të konsiderohen politikë por teknikë, gjë që është e pamundur. Nëse Ahmetaj apo kushdo tjetër qoftë ai, ka përvetësuar para publike natyrisht duhet të dënohet. Mua më duket që po merr formë gjykimi për procedura dhe kjo sipas meje është gabim”, ka thënë ai.
Kujtojmë se bashkë me Dukën abstenuan edhe Fatmir Mediu me Vangjel Dulen.
Ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj akuzohet për korrupsion, fshehja apo mosdeklarim të pasurive dhe pastrim parash.
Hetimet nxorrën në pah lidhjet e tij të afërta ngushta me dy sipërmarrësit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, përfituesit e koncensioneve të trajtimit të mbetjeve në Elbasan, Fier e Tiranë.
Avokatët e tij janë shprehur kundër kërkesave për arrestim dhe kontroll të banesës. Ata kanë bërë me dije se zoti Ahmetaj gjendet jashtë Shqipërisë.