Pak javë më parë, në media qarkulloi me shpejtësi një video, në të cilën një modele ftonte në Rusi Don Xhonin. Modelja e quatur Ariana Li-Rey, publikoi në Instagram një video në të cilën shfaqej duke dëgjuar këngën “Make a pose” të Don Xhonit e këtë të fundit e thërriste më përkëdheli “zemër”.
Së fundmi ajo u fiksua dhe më shumë dhe pasi e bëri tatuazh reperin, nisi të shkëmbente mesazhe private me reperin. Ariana ia dërgoi një video-mesazh Don Xhonit, me të cilin në gjuhën ruse ia shpreh dashurinë reperit shqiptar.
Madje kanë nisur dyshimet se dyshja mund të ketë nisur një romancë, pasi ata bisedojnë thuajse çdo moment me njëri-tjetrin dhe Ariana e thërret reperin “burri im”.
Mbrëmë, ajo ka pritur që Don Xhoni t’i telefonojë, siç ka treguar në videon e publikuar në “Instastory”, ndërkohë që puthte foton që reperi i kishte dërguar në privat.
Megjithëse reperi tregohet më i rezervuar lidhur me marrëdhënien e tij me modelen ruse, kjo e fundit është ajo që na tregon më shumë “sekrete” të tyret në rrjete sociale.