Pronari i banesës së grabitur në zonën e “Shallvareve” në Tiranë është efektiv policie.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme orës 19:30, ku autorët kanë thyer xhamin e dritares dhe kanë hyrë në apartamentin e shtetasit J.Veneti ku kanë marrë një shumë prej 18 mijë lekësh dhe bizhuteri.
Vjedhja është konstatuar nga bashkëshortja M.Veneti kur është kthyer në shtëpi, e cila ka njoftuar policinë.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.