Ndodh në Lezhë: Hynë për të vjedhur banesën, grabitësit dhunojnë gjithë familjarët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës së djeshme në Lezhë, ku një banesë është grabitur.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Spiten të Lezhës, ku persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit GJ. D., 61 vjeç, për të vjedhur.

Pasi kanë hasur në rezistencë grabitësit kanë dhunuar kryefamiljarin dhe familjen e tij.

Gjithashtu bëhet e ditur se policia ka nisur hetimet për ngjarjen ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.


Shtuar 24.05.2021 08:10