Ekzekutimi i babë e bir në Shkodër, pista e re ku po heton policia, çfarë ndodhi një vit më parë

Shkodra u trondit më 29 qershor nga ngjarja e rëndë kriminale, ku mbetën të vrarë babë e bir. Gjokë dhe Eduart Gurra u vranë me armë zjarri rreth orës 16:40 , rruges per ne shtëpinë së tyre në fshatin Sumë të njësisë administrative Pult.

Ende nuk ka asnjë gjurmë nga autorët apo motivet e mundshme të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.

Të lidhura

None found

Policia e Shkodrës i ka përqendruar hetimet për zbardhjen e vrasjes në një konflikt që Gjokë Gurra ka pasur një vit më parë me një bashkëfshatarin e tij, sipas abc.

57 vjeçari dhe i njohuri i tij që tashmë po hetohet nga policia, janë konfliktuar dhe zënë me grushta vitin e kaluar.

Nga dëshmitë e banorëve të fshatit Sumë, por edhe të familjarëve të dy viktimave, shkak i sherrit të asaj kohe ishte bërë tregtimi i lëndëve drusore. Gjokë Gurra që deri në vitin 2008 ka shërbyer në radhët e policisë në Shkodër, kohët e fundit bashkë me të birin, Eduardin merrej me aktivitetin e tregtimit të lëndës drusore për zjarr.

Ata kishin zënë disa zona pyjore për t’i prerë dhe lëndën drusore e shiste në qytetin e Shkodrës.

Konflikti mes Gjokë Gurraj dhe bashkëfshatarit të tij një vit më parë kaloi në heshtje por policia dyshon se ky sherr mund të jetë bërë shkak për vrasjen e babë e bir pasditen e datës 29 qershor në hyrje të fshatit Sumë.

Gjokë dhe Eduard Gurra u qëlluan me 8 plumba kallashnikovi në makinën e tyre teksa ishin duke shkuar në fshatin ku kanë jetuar prej vitesh për të parë dëmet që u ishin shkaktuar nga djegia e banesës. Djegia e banesës para se t’u bëhej atentat babë e bir dyshohet se është organizuar me qëllim nga autorët për t`ju ngritur pritë atyre.

Gjokë Gurra ka punuar edhe si kryeplak i fshatit Bruçaj. Si pistë hetimore për zbardhjen e atentatit, policia ka edhe atë të kultivimit të bimëve narkotike, ku po verifikohen rastet që 57 vjeçari mund të ketë denoncuar në polici gjatë kohës që mbante postin e kryeplakut të fshatit./Albeu.com/


Shtuar më 2.07.2023 11:45

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetjojobetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişholiganbetjojobetjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetcasibomcasibom girişcasibom güncel girişjojobet giriştaraftarium24maç izlecanlı maç izleJojobetJojobet GirişJojobet GüncelJojobet Güncel Giriş