Më 2 tetor nis viti i ri akdemik 2023-2024, njofton ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi.
Viti i ri akdemik vjen me disa ndryshime kërtë herë. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kushi bën me dije nga nga viti i ri akdameik do të reduktohen raundet për regjistrimet në universitete, nga 3 që ishin do të bëhen vetëm dy raunde.
Pas raundit të dytë, në programet e studimit ku kanë mbetur kuota të lira pranimi, kandidatët që kanë aplikuar në U-albania mund të vijojnë të regjistrohen drejtpërdrejtë në IAL deri në plotësimin e gjitha kuotave.
Gjithashtu do të ketë procedura të barabarta aplikimi dhe regjistrimi për të gjithë kandidatët me diplomë të huaj të shkollës së mesme, pavarësisht nëse janë shqiptarë apo të huaj.
Kandidatët e regjistruar me diplome të huaj kanë detyrim njohjen dhe njehsimin e diplomës brenda datës 30 prill të vitit akademik vijues, për t’u pajisur me numër matrikullimi përpara fillimit të sezonit të dytë të provimeve.
Ulja e numrit të dokumenteve të nevojshme lehtëson procedurat për regjistrimin e kandidatëve në IAL./albeu.com/