Autoritetet spanjolle njoftojnë se kanë sekuestruar mbi 6.5 ton kokainë, që do të futeshin në Spanjë përmes portit të Algericas, në ngushticën e Gjibraldarit.
Mediet spanjolle bëjnë me dije se kokaina ishte fshehur në kuti kartoni me banane. Si pasojë e operacionit policor, autoritetet spanjolle kanë arrestuar 13 persona.
Ngarkesa me kokainë ishte nisur nga Amerika e Jugut.
Policia po punon për zbardhjen e plotë te rrjetit të trafikantëve të drogës.
Lidhjet e Spanjës me Amerikën Latine, prej nga vjen pjesa më e madhe e kokainës së trafikuar në shkallë globale, e kanë kthyer vendin iberik në një nga portat kryesore të drogës në Evropë./albeu.com/