Këshilltarja e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger ka dërguar një letër drejtuar Parlamentit Europian në lidhje me dorëheqjen e zyrtarëve të lartë evropianë, Josep Borrell, Miroslav Lajçak dhe Gert Jan Koopman.
Në letrën e Schneeberger ajo shkrua se masat e paralajmëruar kundër Kosovës nuk janë vetëm kundër Republikës së Kosovës por janë një rrezik për sigurinë e të gjithë neve.
Sipas Këshilltares Serbia në gjithë këtë situatë nuk po kritikohet.
Më tej, ajo kërkon që të bëhet thirrje përdorëheqjen e tre zyrtarëve të lartë evropianë.
“Ju bëj thirrje të gjithëve: Thirrje për dorëheqjen e Komisionerit dhe Përfaqësuesit të Lartë Josep Borrell, Përfaqësuesit Special Miroslav Lajçak dhe Drejtorit të Përgjithshëm Gert Jan Koopman.
Vendimet e tyre rrezikojnë demokracinë dhe paqen në Evropë. Ata padyshim nuk janë të pavarur dhe nuk marrin vendime në frymën e vlerave tona evropiane.
Ne nuk duhet ta lejojmë këtë. Ka nevojë urgjente për njerëz në këto pozita që përfaqësojnë dhe mbrojnë vlerat e BE-së.
Ne kemi nevojë për përfaqësues në nivel të BE-së që përfaqësojnë interesat e qytetarëve në Evropë. Dhe këta qytetarë duan paqe dhe demokraci, jo një luftë tjetër,” ka shkruar ajo.
I sent this email to all 705 MEPs. I’m curious to see reactions and whether there is still a democratic majority in the EU Parliament that stands up for democracy and peace in Europe. Who will support the resignation of @JosepBorrellF @MiroslavLajcak and @GertJanEU and who will… pic.twitter.com/dygRQHuhJq
— Kati Schneeberger ?? (@KatiSchneeberg1) June 28, 2023