Ndikimi i madh i Leo Messit, revolucioni sportiv dhe komercial që pritet tek Inter Miami

Transferimi i Leo Messit tek Inter Miami nuk u realizua në një ditë apo një javë të caktuar, por ka qenë rezultat i ndjeshmërisë dhe dashurisë që të dyja palët kanë treguar njëra-tjetrës ndër vite.

Në vitin 2018, kur Beckham bleu klubin në MLS, ndërsa Messi ishte ende një lojtar i Barcelonës, e uroi publikisht anglezin: “Urime David, doja të të uroja më të mirat në këtë fazë të re tënde… Dhe kush e di, ndoshta pas disa vitesh mund të të bëj një telefonatë të vogël”.

Disa muaj më vonë, Leo Messi bleu një apartament përrallor në një nga zonat më ekskluzive të Miamit. Shkuarja e tij tek Inter Miami nuk mund të kuptohet vetëm dhe ekskluzivisht nga pikëpamja sportive, pasi tani ka më shumë ndjekës, më shumë prezencë mediatike… dhe si rrjedhojë më shumë sponsorë.

Mbi të gjitha, është “qershia mbi tortë” e një projekti ambicioz sportiv dhe komercial që filloi praktikisht nga e para. Pavarësisht se çfarë bën skuadra në fushë tani e tutje, Inter Miami tashmë ka arritur diçka unike, të paprekshme dhe të paçmueshme: mori lojtarin më të mirë.

Askush të mos e besojë se Messi shkoi për shëtitje. Ai e di se sfidat sportive të klubit janë shumë ambicioze. Ndikimi i ardhjes së Messit në Miami do të jetë “brutal”; deri në ndërtimin e stadiumit të ri. Që tani disa sponsorë janë afruar, por Beckham nuk ngutet, ai kërkon më të fuqishmit, pasi Messi mund t’i sigurojë që në daljen e parë në fushë.


Shtuar 28.06.2023 11:21

Tags: