Një 19-vjeçar, i cili theu masën e sigurisë “arrest shtëpia” dhe qëlloi me armë në ajër është arrestuar nga policia e Tiranës.
Gjithashtu është proceduar penalisht një 15-vjeçar.
Në kuadër të operacionit “Lake” u bë arrestimi i shtetasit L. M., 19 vjeç, banues në fshatin Muçaj, Vorë. Gjithashtu u procedua penalisht një shtetas i mitur 15 vjeç.
Shtetasi L. M., duke udhëtuar me një automjet që drejtohej nga 15-vjeçari, kanë shkuar te liqeni i fshatit Muçaj, dhe pasi kanë ndaluar, shtetasi L. M. ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar në ajër me armë zjarri kallashnikov.
Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 19-vjeçari i arrestuar, kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov e përdorur gjatë ngjarjes dhe 4 krehra.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.