Karim Benzema nuk ia doli të fitonte titullin e dytë radhazi me Realin e Madridit në La Liga, ndërkohë që e mbylli sezonin pa trofe me Los Blancos, megjithatë ky edicion ishte pozitiv për yllin francez në aspektin personal dhe Benzema mund të ngushëllohet me një çmim special.
29 gola në 44 ndeshje për sulmuesin francez, i cili do të luajë në Euro 2020 me kombëtaren e tij.Trajneri Didier Deschamps vendosi ta “falë”, duke i dhënë mundësinë të rikthehet pas gjashtë viteve te kampionët e botës.
Ndërkohë, 33-vjeçari ka marrë një tjetër vlerësim. Revista franceze, Onza Mundial e ka zgjedhur bomberin e Realit si futbollistin më të mirë në Europë për sezonin 2020/2021. Një “ngushëllim” për Benzema, i cili dje afër fitimit të La Liga me “Los Blancos”.