Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka rekomanduar qytetarët e saj që të mos udhëtojnë drejt Rusisë, për shkak të situatës së fundit të tensioneve luftarake mes forcave shtetërore dhe grupit të armatosur Wagner.
Kjo ministri ka rikujtuar se ende është ende në fuqi rekomandimi i ministrisë i publikuar më 28.02.2022, që të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut të përmbahen nga udhëtimi në Federatën Ruse dhe ata që kanë mundësi të largohen nga vendi.
Në të njëjtën kohë, të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut që aktualisht ndodhen në Federatën Ruse mund të kontaktojnë Ambasadën në Moskë në numrin e telefonit:
+7 925 025-98-05 (celular),
e-mail: [email protected]
“Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të kontaktojnë edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme në numrin e telefonit +389 75 273 732 dhe në adresën elektronike: [email protected]”, thonë nga MPJ.
Grupi mercenar rus Wagner, i udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin, mëngjesin e sotëm ka pushtuar objektet ushtarake në qytetin e Rusisë, Rostov-on-Don, që gjë ka nxitur reagimin e ashpër të Putinit. (INA)