La pas një vajzë, humb jetën në moshën 49-vjeçare mjekja dhe pedagogia Sonila Xinxo

Mjekja dhe pedagogia Sonela Xinxo është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë. Ajo la pas një vajzë dhe burrin.

Xinxo iu përkushtua mjekësisë dhe punoi në ISHP për periudhën 2003-2017, në fushën e parandalimit dhe kontrollit të Sëmundjeve Jo të Transmetueshme. Po ashtu ajo ishte autore e një sërë studimesh, raportesh dhe modulesh në fushën e shëndetësisë dhe menaxhimit të shërbimit të kujdesit shëndetësor.

ISHP përmes një reagimi në faqen zyrtare të Facebook vpërcjell ngushëllimet për familjarët e Xinxos.

Postimi i ISHP:

Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen e parakohshme nga jeta të një nga kolegeve të Institutit të Shëndetit Publik, Dr. Sonela Kavaja Xinxo.

Sonela punoi ne ISHP për periudhën 2003-2017, ne fushën e parandalimit dhe kontrollit te Sëmundjeve Jo të Transmetueshme, duke kontribuar në hartimin e regjistrit të Sëmundjeve të Zemrës si dhe të shumë dokumenteve të politikave shëndetësore.

Sonela do ti mungojë jo vetëm familjes por edhe të gjithë miqve dhe kolegëve  me të cilët ajo bashkëpunoi,  si dhe studentëve të Fakultetit të Mjekësisë të cilëve ju përkushtua për disa vite. I paharruar qoftë kujtimi i saj!

/Albeu.com/ 


Shtuar 24.06.2023 13:18