Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion disamujor të koduar “Rapid dispatch”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit Rei Trimi, 25 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit Vilson Hasani, 30 vjeç, dhe Mariglen Pupa, 26 vjeç, të dy banues në Tiranë.
U shpallën në kërkim bashkëpunëtorët e tyre, shtetasit S. T., dhe A. B.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe më pas e shisnin atë në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e ish-Bllokut.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasi lëndë e dyshuar narkotike kokainë, shuma parash, 7 aparate celulare dhe një automjet.
Vijon puna për kapjen e shtetasve S. T., dhe A. B.
Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./Albeu.com/