Rama takon themeluesin e kompanisë “CheckPoint” në Izrael: Lider në Sigurinë Kibernetike

Kryeministri Edi Rama ka vizituar Tel Aviv në Izrael. Ai është ndalur në kompaninë CheckPoint, lider botëror në Sigurinë Kibernetike.

Në një postim në Facebook, Rama ndau momente nga takimi me themeluesin e kësaj kompanie, Gil Shëed.

“Një vizitë tejet mbresëlënëse në kompaninë CheckPoint, lider botëror në Sigurinë Kibernetike, ku pata privilegjin e takimit me themeluesin e saj, legjendën e teknologjisë së lartë në Izrael, Gil Shëed”, theksoi Rama.

Vizita e fundit e kryeministrit Rama në Izrael ishte në tetor të vitit të kaluar, ku në fokus të takimeve me zyrtarët izraelitë ishte siguria kibernetike dhe sulmet kibernetike iraniane ndaj vendit tonë./Albeu.com


Shtuar 21.06.2023 13:21