Agoni për nëndetësen turistike që u zhduk u zhduk në ujërat e Oqeanit Atlantik, në rrënojat e Titanikut.
Rasi po merr përmasa thrilleri pasi sipas përditësimit të fundit nga Roja Bregdetare e SHBA-së, oksigjeni i disponueshëm për pesë personat në bord parashikohet të mbarojë pasditen e së enjtes.
Komunikimi me nëndetësen humbi afërisht 1 orë e 45 minuta pas fillit të zhytjes së saj, gjë që i bën ekspertët të besojnë se çfarëdo që ka ndodhur, ka ndodhur pranë rrënojave të Titanikut.
Por kush janë pesë pasagjerët që ndodheshin në bordin e nëndetëses që u zhduk në ujërat e Oqeanit Atlantik. Në zhytësen në fjalë janë 5 persona, katër pasagjerë dhe një pilot.
Në mesin e personave që gjenden në këtë nëndetëse është miliarderi dhe eksploruesi britanik, Hamish Harding.
Në bord të nëndetëses janë edhe biznesmeni pakistanez, Shahzad Dawood, dhe djali i tij Sulemani.
Me këtë nëndetëse po ashtu besohet po udhëtonte edhe eksploruesi francez, Paul-Henry Nargeolet. Raportohet se shefi ekzekutiv i OceanGate – kompania që ka organizuar këtë zhytje – është në bordin e nëndetëses.
“Tani, fokusi jonë është që të kemi sa më shumë kapacitete në atë zonë”, tha admirali i Rojeve Bregdetare amerikane, John Mauger.
Avionë ushtarakë, nëndetëse sonare janë përfshirë në kërkimin e nëndetëses.
Pjesë të anijes së fundosur të Titanikut gjenden 700 kilometra në jug të Njufoundlend.
Nëndetësja e zhdukur komunikon me një anije mbi sipërfaqen e ujit përmes teksteve të shkurtra. Por, komunikimi përmes GPS dhe sistemeve të radios nuk është i mundur. Personat që gjenden brenda nëndetëses nuk mund të dalin vetë nga ajo, sepse ata janë të mbyllur brenda me bulona që vendosen nga jashtë.
albeu.com/