“NATO është kundër ngrirjes së konfliktit në Ukrainë dhe marrëveshjeve me kushtet e Rusisë”, u shpreh sot Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg.
“Ne të gjithë duam që kjo luftë të përfundojë, por një paqe e drejtë nuk do të thotë ngrirje e konfliktit dhe pranim i një marrëveshjeje të diktuar nga Rusia”, tha Stoltenberg gjatë vizitës së tij në Gjermani.
Kjo është deklarata e parë e shefit të NATO-s që nga bisedimet në Kiev dhe Moskë me përfaqësuesit e vendeve afrikane, të cilët propozuan një iniciativë për zgjidhjen e konfliktit.
“Një kundërofensivë është duke u zhvilluar,” u shpreh shefi i NATO-s, ndërsa shtoi se “sa më shumë tokë të jenë në gjendje të rimarrin ukrainasit, aq më e fortë do të jetë pozita e tyre në tryezën e negociatave me Moskën.”