“Grabiti në ’97 një autobus në vendlindje”, mediet britanike: Shqiptari u kthye në Angli pas dëbimit, jeton në pronën miliona lek

Një grabitës i armatosur shqiptar, i cili u depërtua pasi përdori nëj emër të rremë për të marrë pasaportë britanike, është rikthyer në Angli.

Sipas Daily Mail, Asim Murati 46 vjeç, i zuri pritë një minibusi në Shqipëri para se të ikte në Mbretërinë e Bashkuar, ku u dha një emër tjetër rojeve kufitare dhe pretendoi se ishte në refugjat nga Kosova.

Ai fitoi nënshtetësinë me identitetin e rremë dhe kishte tre vajza, pavarësisht se ishte dënuar në mungesë në vendlindje.

Autoritetet më në fund kapën dhe deportuan Murtatin për të vuajtur dënimin e tij 11-vjeçar në 2009.

Por ai u lirua pas vetëm gjashtë vitesh dhe u kthye në Britani ku duket se thjesht rinovoi pasaportën e vjetër britanike.

Megjithatë, mësohet se Home Office tashmë i ka hequr pasaportën. Murtati ka nisur një kundërshtim ligjor ndaj vendimit.

Murtati gjithashtu regjistroi një biznes me emrin e tij të rremë dhe kohët e fundit e transferoi atë në emrin e tij të vërtetë.

Ai jeton në një pronë me vlerë  350,000 £ me dy nga vajzat e tij.

Mail u përball me të në shtëpinë e tij, ku Murati fillimisht u përpoq të mohonte se ishte dëbuar përpara se t’i kërkonte gazetarit të largohej.

I pyetur se si u kthye në Mbretërinë e Bashkuar, ai tha: “Kjo është e gabuar, mik. E ke kuptuar gabim.”
Ai fajësoi për dënimin e tij “politikën shqiptare” përpara se të pretendonte në mënyrë të rreme se zgjodhi të kthehej në shtëpi, duke thënë: “Nuk e kam kryer dënimin sepse nuk jam fajtor.”

Por dokumentet e gjykatës shqiptare tregojnë se ai u dëbua më 16 janar 2009 dhe u burgos deri në lirimin e tij më 13 janar 2015.

Nuk është e qartë nëse Murati u kthye legalisht në Britaninë e Madhe pasi kreu dënimin në Shqipëri. Ai refuzoi të përgjigjet.

Deputeti lokal i konservatorëve, Andrea Leadsom tha: “Jam jashtëzakonisht i shqetësuar për këtë. Unë pres që Zyra e Brendshme ta shqyrtojë atë si një çështje urgjente.’

Në nëntor 1997, Murati dhe katër shqiptarë të tjerë i zunë pritë një minibusi, ku njëri qëlloi me automatik për të ndaluar shoferin përpara se të hipnin dhe të grabisnin të gjithë brenda.

Për të u lëshua një urdhër arresti, por ai u arratis dhe u dënua në mungesë 12 muaj pas krimit./Albeu.com/


Shtuar 19.06.2023 12:17