Të paktën 15 emigrantë të armatosur tentuan të merrnin peng një anije turke, Galata Seaëays, e destinuar pëe në Francë.
Ngjarja ka ndodhur jashtë ishullit Ischia, në Gjirin e Napolit. Emigrantët, të armatosur me tika, tentuan të hynin dhe të rrëmbenin tragetin dhe ekuipazhin. Ndërhyrja e forcave speciale të batalionit San Marco, me dy helikopterë, bëri të mundur pengimin e planit të keqbërësve dhe normalizimin e situatës.
“Rrëmbyesit e anijes u kapën. Gjithçka përfundoi mirë,” shpjegoi Ministri i Mbrojtjes Guido Crosetto.
Anija Galata Seaways, e cila u nis nga porti Topcular në Turqi më 7 qershor, ishte nisur për në Francë në portin e Sete, ku mbërritja ishte planifikuar për të shtunën.
Në bord u gjetën 15 emigrantë, 13 burra dhe dy gra. Duke iu përgjigjur pyetjeve të hetuesve, të cilët përdorën një përkthyes, ata raportuan se ishin me kombësi siriane, afgane dhe irakiane./Albeu.com/