Është lënë në burg Aleko Myrtollari, i cili plagosi me thikë bashkëshorten e tij në Korçë, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë.
Aleko është shfaqur i penduar në Gjykatë, teksa ka thënë se nuk duhet të kishte bërë atë veprim, pasi Marjola Myrtollari është nëna e fëmijëve të tij.
Sakaq ai hodhi akuza ndaj bashkëshortes duke thënë se ajo nuk punonte dhe se ai ishte i vetmi që çonte para në shtëpi, ndërsa tha se kur u kthye nga emigrimi gjeti në familje të parregullt, gjë që shkaktoi debatin në çift.
Para nisjes së seancës, 46-vjeçari tha për mediat: “Më mbetën fëmijët pa shkollë për shkak të gruas dhe nuk u edukuan mirë. Unë punoja jashtë shtetit, ajo prishte paratë e mia këtu dhe varte florinj në qafë. Çupa me pinte cigare dhe fëmijët ishin pa shkollë kur erdha nga Gjermania, ndërkohë që gruaja kishte florinj në qafë. U pendova për krimin. Nuk gjeta një familje të rregullt.”
Ngjarja e rëndë ndodhi pas një konflikti që çifti kishin patur mes tyre.
Gruaja u dërgua në spital në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë dy dutë më parë ajo u soll në spitalin e Traumës në Tiranë pasi gjendja e saj shëndetësore u rëndua.
Aleko Myrtollari kryente punë sezonale në Gjermani dhe kishte ushtruar dhunë dhe më herët kundrejt bashkëshortes për shkak të përdorimit të alkoolit dhe xhelozisë./albeu.com/