Rama thirrje Kurtit: Tërhiq policinë nga veriu i Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në konferencën e sotme për shtyp ka folur për situatën në veri të Kosovës, dhe i ka kërkuar homologut të tij Albin Kurti që të tërheqë menjëherë policinë e Kosovës nga atje, pasi nuk kanë çfarë të bëjnë në “godinat boshe”.

“Albin Kurtin do ta mbështes deri në fund deri në njohjen e ndërsjelltë. 5 vende në mes të Europës nuk e njohin akoma. Në vend që merrmi me këtë, merremi me policët dhe godinat bosh. Me 4 kryetarë komunash që e kanë mbaruar misionin e tyre. Duhen shpallur zgjedhje të reja pa humbur kohën për të treguar vullnet dhe për të deskaluar situatën. Duhet tërhequr policia menjëherë, nuk ka ca bën atje, të rrijë në godina bosh”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 8.06.2023 12:05