Nëse jeni duke u përpjekur të humbni peshë dhe nuk po ia dilni dot, ka një arsye. Kjo ndodh sepse nuk hiqni dorë nga disa zakone të dëmshme. Më poshtë ne do ju tregojmë 3 prej tyre:
Shtoni sheqer në kafe
Sheqeri nuk ka vend në kafenë tuaj, pasi ndryshon shijen e kafesë dhe ju ngarkon me kalori të panevojshme. Filloni të pini kafenë tuaj sade dhe pak me pak fare sheqer. Nëse pini shumë kafe çdo ditë, mendoni se sa kalori do të kurseni në këtë mënyrë.
Nuk hani mëngjes
Është zbuluar se njerëzit që nuk hanë mëngjes kanë tendencë të konsumojnë më shumë kalori gjatë ditës.
Nuk pini mjaftueshëm ujë
Dihet që uji është thelbësor për funksionimin e duhur të trupit. Në të njëjtën kohë, rregullon oreksin, duke sjellë ndjenjën e ngopjes dhe aktivizon metabolizmin.
Sipas hulumtimit të botuar në Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism, rritja e marrjes ditore të ujit me 1.5 litra mund të çojë në humbje prej 2.3 kg, pa ndryshime të rëndësishme në dietë./albeu.com