Çfarë e lidh Delon Troqen me Elvisin, të zhdukurin e 4 viteve më parë në Vlorë

38 vjeçari Delon Troqe, u ekzekutua mbrëmjen e sotme jashtë servisit të tij në Skelë, ku qëndronte prej ditësh që pas kthimit nga Spanja.

Viktima nuk është një emër i panjohur për policinë, ndërsa viktima ka qenë dhe i dënuar më parë, dhe ka bërë disa vite burg në moshën e adoleshencës. Më pas, ai është “rehabilituar”.

Me familje dhe fëmijë, Troqe kishte hapur edhe një pikë servisi skafesh dhe një pikë dhënie skafesh me qira. Teksa dyshimi kryesor i Policisë është se vrasja ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës, një tjetër ngjarje e rëndë lidhet me të, e më konkretisht me mbiemrin e tij.

Delon Troqe rezulton se është i afërmi i Elvis Troqes një emër jo pak i njohur në qytetin e Vlorës, i zhdukur pa gjurmë që prej 2017-ës.

‘Dua një eshtër… të mos e qaj rrugëve, veç një varr, shpresë s’kam’, ishte ky apeli i fundit, që Krenar Troqe, babai i Elvis Troqes, bëri përmes medias për zhdukjen e të birit, Elvisit. Troqe u zhduk pasditen e 17 korrikut 2018 ne qytetin e Vlorës, kur hipën në një automjet tip “Mercedes-Benz” dhe prej atij momenti fati i tij nuk dihet. 24-vjeçari vëzhgohej fillimisht për vendndodhjen e tij, teksa ndodhej në ambientet e një bar-kafeje, rrëmbyesit sinjalizohen nga informatori dhe më pas aty mbërrin makina tjetër një automjet tip “Mercedes-Benz” ngjyrë gri. Elvis Troqe është ngritur nga ambientet e kafesë ku ishte i ulur me një shok të tij, pa marrë telefonin celular me vete. I sapokthyer nga Belgjika, askush nuk di më asgjë për Troqen.

 


Shtuar 21.05.2021 23:02