Plagosi me thikë bashkëshorten dy ditë më parë, vetëdorëzohet në polici autori

Është vetëdorëzuar në polici Aleko Myrtollari, i cili pak ditë më parë plagosi bashkëshorten me thikë.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy netë më parë në Korçë, pas një konflikti në familje.

46-vjeçari Aleko Myrtollari plagosi me thikë bashkëshorten e tij, 38-vjeçaren Manjola Myrtollari, e cila u dërguaa në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autori u largua nga banesa pas krimit, teksa sot është vetëdorëzuar në polici.

Sipas fqinjëve ai kryente punë sezonale në Gjermani dhe kishte ushtruar dhunë dhe më herët kundrejt bashkëshortes për shkak të përdorimit të alkoolit dhe xhelozisë.

 


Shtuar 6.06.2023 22:49