Një vatër zjarri ka përfshirë një sipërfaqe toke në Orikum.
Nuk dihet ende se sa është sipërfaqja e djegur, ndërsa tymi ka mbuluar vendin.
Mësohet se zjarri është në afërsi të Bazës Detare Pashaliman që është një nga dy bazat kryesore të marinës shqiptare.
Forcat e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të fikur zjarrin. Në vendngjarje ndodhen dy automjete me zjarrfikës dhe 8 efektivë të policisë./albeu.com/