E pazakontë: Fundi i majit, rikthehet dëbora në Dibër

Megjithëse jemi në fund të majit, temperaturat vijojnë të jenë të paqëndrueshme. Ulja e temperaturave në qarkun Dibër është shoqëruar me reshje dëbore në zonat mbi 1200 metra mbi nivelin e detit.

Temperaturat shënojnë 4 gradë në zona e larta, ndërsa bjeshkët janë zbardhur nga dëbora.

Fermerët ankohen se pemëtoret janë me 2 javë apo edhe më shumë vonesë në krahasim me vitet e mëparshme. Sipas tyre kjo luhatje e temperaturave ka krijuar gjendje jo të mirë tek pemëtoret duke vonuar pjekjen.


Shtuar 21.05.2021 19:21

Tags: ,