Zbuten gjakrat, Ledjana zbulon se është pajtuar me Mevlanin

Ledjana dhe Mevlani  vetëm pak ditë më parë po kalonin një krizë në marrëdhënien e tyre, prandaj dhe nuk ndiqeshin më në rrjete sociale.

Por dyshja janë pajtuar dhe kanë filluar ta ndjekin sërish njëri-tjetrin në Instagram. Për më tepër, vetëm së fundmi, Ledjana ka lënë një koment shumë të ëmbël në një foto të Mevlanit.

Do të lodh sa të dobësohesh edhe pak, e pastaj s’ka më. Bëj shaka se je shumë cute, suksese sonte në Prishtinë”, i ka shkruar ajo.

Kujtojmë se Ledjana merret me palestër dhe siç duket po sigurohet që dhe Mevlani të veprojë po njëlloj.

 


Shtuar 21.05.2021 19:22