Rreth dhjetë vite më parë mediat u bombarduan nga lajmi se Leonard Bombaj kishte përdhunuar Ajsi Xhaxhajn, në atë kohë 15 vjeç dhe protagonistja e “Kripmjaltëzat”. Ajsi u shpreh gjatë kohës së konfliktit se siç çdo gjë funksionon në Shqipëri edhe në këtë rast version i saj nuk u mor për bazë nga prokuroria duke i dalë në krah personave me një status dhe kollare.
Prej vitesh këtij konflikti iështë vënë kapaku dhe nuk është përmendur më publikisht. Duke marrë shkas nga ngjarja tronditëse e ditëve të fundit në Mirditë, ku një 15 vjeçare u abuzua seksualisht nga 5 persona (lexo këtu), reperi Arkimend Lushaj, i njohur me ermin e artit Stresi ka sjellë sërish në vëmendje ngjarjen e Leonard Bombaj dhe Ajsit, shkruan Albeu.com.
Stresi postoi një foto në ‘Instastory’ aty ku shihet se kishte bërë një kërkim në ‘Google’ për rastin e regjisorit Leonard Bombaj dhe Ajsi Xhaxhajt. Vite më parë kur ngjarja u bë publike, Stresi i doli në mbrojtje Ajsit duke kërkuar dënim për Bombajn. Stresi shkroi në instastory: Duhet djegur dhe ky shpifsira po ky ja hodhi’.
Më pas Stresi ka publikuar shkrime të portaleve të bëra vite më parë. Ai shkruan se qënie si Bombaj duhen tërhequr zvarrë, veprim të cilin do ta bëjë sapo të vijë në Tiranë.
“Unë e dënova për pengmarrje dhe keq trajtim sepse nuk e lejova aktivitetin e tij. Kurse ky monstra u shpall i pafajshëm për abuzim seksual të një vajze të vogël, sa e padrejtë kjo jetë. A ka bij nënash Shqipria? Ulni more terhiqni zvarrë, kta njerëz që dolën jashtë natyrës jasht ligjeve të madhit zot jashtë njerzillëkut. Dhe ky është maniak. Ty tkam degjeneru sa herë të kam pa. Next time i promise u dot terheq zvarrë nëpër Tiron do ta shijoj në maximum sepse po ju vjen dita juve cuna perversa.”