Nis tubimi i serbëve afër komunës së Zubin Potokut, policia e KFOR-i blindojnë objektin

Herët në mëngjes Policia e Kosovës dhe KFOR kanë nisur barrikadimin e objektit të komunës së Zubin Potokut.

Banorët serb të asaj pjese të Kosovës filluan të mblidhen  sot para objektit, ashtu edhe siç paralajmëruan dje.

Kryetari i kësaj komune Izmi Zeqiri ka njoftuar se kryetari i Zubin Potokut ka folur pas situatës së tensionuar në katër komunat veriore të Kosovës.

Zeqiri ka thënë në RTK se për shkak të kësaj situate nuk do të dal në zyrat e objektit të komunës së Zubin Potokut, duke shtuar se kështu do të veprojë edhe kryetari i Zveçanit, Ilir Peci.


Shtuar 30.05.2023 07:20