Tërmeti zgjon Greqinë, ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 3.2 Rihter ka lëkundur vendin fqinj rreth orës pesë të mëngjesit sot.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar në ishullin e Kretës në Heraklion të Greqisë.

Sipas Institutit Gjeodinamik, lëkundjet u regjistruan shtatë kilometra në verilindje të të Heraklionit , ndërsa thellësia ishte 8.5 kilometra.

Tërmetet në ishullin e Kretës janë fenomen i zakonshëm, pasi lëkundje të tilla shënohen herë pas here në zonë për shkak të pozicionit të pllakave tektonike./albeu.com/


Shtuar 28.05.2023 08:46

Tags: ,