Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar ndaj liderit të serbëve në Bosnje, Milorad Dodik, duke thënë se akuzuat e këtij të fundit janë absurde dhe me qëllim të keq.
Dodik akuzoi perëndimin se po e sulmojnë Listën Serbe në Bosnje. Ai është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, në një kohë kur perëndimi ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë.
”Akuzat e fundit të Milorad Dodik, si shumica e pretendimeve të tij, janë absurde dhe me qëllim të keq. Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi nuk po kërcënojnë Republikën Srpska ose aspiratat e banorëve të saj për një të ardhme paqësore, demokratike dhe të begatë”, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA-ve në Bosnje dhe Hercegovinë.
”Këto kërcënime vijnë nga Milorad Dodik dhe ato autoritete të Republika Srpska që po kërkojnë të heqin të drejtat dhe liritë themelore të banorëve të njësisë; duke pasuruar veten në vend që të punojnë për prosperitetin e atyre që pretendojnë se përfaqësojnë; minimi i shtetit të Bosnjë-Hercegovinës dhe Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit; dhe duke bërë premtime destabilizuese, delirante dhe të rrezikshme për pavarësinë e Republika Srpska“.
Milorad Dodik’s latest allegations, like most of his claims, are absurd and ill-intentioned. The United States and the West are not threatening Republika Srpska or its residents’ aspirations for a peaceful, democratic, and prosperous future.
These threats are coming from…
— US Embassy Sarajevo (@USEmbassySJJ) May 24, 2023
Më tutje thuhet se SHBA-ja ka qenë dhe mbetet mik dhe partner për popullin e Bosnje dhe Hercegovinës.
”Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe mbeten një mik dhe partner për të gjithë popullin e Bosnjë-Hercegovinës. Politika jonë këtu është e qartë dhe e drejtpërdrejtë dhe ka qenë për 28 vjet: Shtetet e Bashkuara mbështesin sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin multietnik të Bosnje dhe Hercegovinës, si dhe integrimin e saj në institucionet euroatlantike”, thuhet në njoftim.
Dodik është një politikan destruktiv që hapur shpreh admirimin pro Rusisë dhe presidentit të saj, Vladimir Putin.