U arrestua me bujë dy vite më parë, gjykata bjelloruse fal kritikun e Lukashenkos

Gjykata në Bjellorusi ka falur Roman Protasevych, një nga themeluesit e kanalit NEXTA që kritikon ashpër Alexander Lukashenko dhe Vladimir Putin, njoftuan mediat ukrainase të hënën.

Në fillim të këtij muaji, Protashevic u dënua me 8 vjet burg pasi u arrestua teksa ishte në një avion, i cili u ul në tokën bjelloruse pas një alarmi për bombë në maj të vitit 2021.

Akuzat për të cilat u dënua Protasevich përfshijnë: organizimin e trazirave masive, thirrjen për sanksione kundër Bjellorusisë, krijimin ose udhëheqjen e një grupi ekstremist dhe komplotin për të marrë pushtetin.

Ai u arrestua së bashku me të dashurën e tij, shtetasen ruse Sofia Sapega, në maj 2021 pasi fluturimi i tyre nga Greqia në Lituani u devijua papritur në Minsk nga kontrolli i trafikut ajror bjellorus. Ata pretenduan se kishte një kërcënim me bombë.

Sapega u dënua me gjashtë vjet burg në maj 2022 pasi një gjykatë në Bjellorusi e shpalli fajtore për nxitje të armiqësisë sociale dhe mosmarrëveshjes.


Shtuar 22.05.2023 14:25