Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditene sotme në Kavajë, ku ekekutua me armë zjarri Arjan Gosa, vëllai i Edmond Gosës
Ngjarja ndodhi pranë shkollës “24 Maji” në një lokal, ku viktima u ekzekutua me një plumb në kokë.
Mësohet se në momentin e vrasjes, Gosa ka qenë bashkë me babanë e tij kur një person është afruar dhe e ka qëlluar me armë zjarri.
Autori është larguar në këmbë, teksa policia po punon për kapjen e tij.