Dy ditë më parë, Enkelejd Alibeaj dha dorëheqje nga drejtimi i Partisë Demokratike, ndërsa dhe njoftoi se të premten (sot) në orën 12:00 do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë.
Sipas Balkanëeb, deputetë të caktuar, që janë pjesë e grupit parlamentar të PD-së deklarojnë se Alibeaj duke dhënë dorëheqjen se ka më kompetencën të thërrasë forumet e partisë, pasi nuk është më kryetar i komanduar.
Ndërsa disa deputetë të tjerë thonë se nuk kanë marrë asnjë njofim për mbledhjen e sotme në mesditë.
Për rrjedhojë, mbledhja e thirrur nga Alibeaj nuk do të zhvillohet, ajo është anuluar.